Një atmosferë festive pritet të mbizotërojë në brigjet e liqenit të Shkodrës, ku do të zhvillohet “Festa e Liqenit” I nisur sot dhe per dite bashkon traditën, natyrën, muzikën dhe argëtimin në një nga zonat më të bukura turistike të qytetit.
Aktivitetet do të zhvillohen në Sheshin e Shirokës dhe do të përfshijnë panairë me produkte vendase, aktivitete sportive, ekspozita kulturore si dhe koncerte të hapura për publikun.
Në një prononcim për mediat, Drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Renato Lumçi, ftoi të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të bëhen pjesë e këtij eventi

Per tre dite me radhe ky aktivitet kthen vemendjen nga zona e Shirokes dhe liqeni i Shkodrës më I madhi në Ballkan, që për Shkodrën është një potencial turistik dhe cdo vit e më tepër po merr vemendjen jo vetem te investimeve të Bashkisë Shkodër dhe Qeverisë Shqiptare por edhe për turistët e shumtë që e vizitojnë këtë atraksion turistik

Artikulli paraprakNIS SHTRIMI ME ASFALT I RRUGËS “ARDJAN KODRA”
Artikulli tjetërEDICIONI I DYTË I KAMPIT “T’I BUZËQESHIM VERËS”