19 vatra zjarri janë regjistruar të hënën në bashkinë Shkodër. Bashkim Ramaj, shef I sektorit të ndërhyrjes në repartin zjarrëfikës thotë se vatrat ishin të përhapura në disa njësia administrative dhe ndërhyrja ishte e vështirë. Vatrat e zjarrit rrezikuar katër banesa.
Efektivi zjarrëfikës u angazhua në masën 100% por sërish ishte I pamjaftueshëm tha shefi Agim Ramaj.
Vetëm në tre javët e fundit, janë regjistruar më shumë se 60 vatra zjarri në bashkinë Shkodër. Ndonëse me numër të pamjaftueshëm efektivësh, reparti zjarrëfikës ka qenë në gatishmëri 24 orë për t’I ardhur në ndihmë qytetarëve.