Makina ku udhëtonin dy vëllezër është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Vjetër të Bulqizës.

Ngjarja u shënua në orën 10:20 minuta (19 mars 2018) në rrugën e pazarit. Në makinën tip Opel udhëtonin vëllezërit E.M, dhe E.M, të dy banues në Bulqizë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur dëmtime në njerëz.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë,

i proceduar më parë nga Policia për veprën penale Dëmtime tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij” informon policia e Dibres

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.