Pas Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik edhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i hapi rrugë propozimit të Deputetit Eduard Ndreca, që 2-marsi Besëlidhja e Lezhës të jetë festë zyrtare.Deputetet e mazhorances dhe opozitës në komision kaluan më shumicë votash këtë projektvendim, i cili do të paraqitet në kuvend për miratim.

Ishte deputeti socialist i Qarkut të Lezhës Eduard Ndreca ai i cili ka propozuar që 2 Marsi 1444, kur u themelua Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, i cili çmohet të jetë pika e nisjes së krijimit të shtetit shqiptar, të shpallet ditë feste zyrtare.

Artikulli paraprakNGA NESËR S’KA MË TIKTOK NË SHQIPËRI, AKEP THIRRJE KOMPANIVE TË INTERNETIT: BLLOKONI AKSESIN! ZBARDHET SHKRESA
Artikulli tjetërBANORËT TEK ISH- FERMENTIMI PA UJË TË PIJSHËM