Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka bere publik bilancin e punes pergjate 24 oreve te fundit. Sipas bluve Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim dy persona, një 48-vjeçar nga Tirana dhe një 29-vjeçar nga Durrësi. Ata dyshohet se kanë marrë me qira dy automjete, por nuk i kanë kthyer sipas marrëveshjes me kompaninë. Një prej mjeteve është gjetur në kryeqytet, ndërsa automjeti tjetër vijon të kërkohet. Policia thotë se po punohet për kapjen e të dyshuarve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.Ndërkohë, një tjetër ngjarje është shënuar në qarkullimin rrugor. Një 32-vjeçar nga Lezha, duke drejtuar makinën, ka përplasur një biçiklist 81-vjeçar. I moshuari është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj drejtuesit të mjetit është nisur procedim penal në gjendje të lirë.Policia e Lezhës ben me dine se materialet e të dyja rasteve janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikulli paraprakRREGULLORE E RE PËR AGJENSITE FUNERALE NË LEZHË
Artikulli tjetërXHAFERI: HERËT TË FLASIM PËR TITULL KAMPION