VAZHDON AKSIONI I POLICISË KUNDËR KRIMIT MJEDISOR
Aksioni i Policise se Shtetit kunder ndertimeve pa leje ka sjelle arrestimin e dy personave dhe procedimin penal per nje tjeter, ne qarkun e Shkodres.

Keshtu, me datën 28 gusht 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit PK, 50 vjec, nga Shkodra, sepse ky shtetas në Lagjen «Guerrile» të qytetit te Shkodres po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve përkatëse.
Arrestimi tjeter në flagrancë eshte ai i shtetasit HR, 53 vjec, nga Velipoja. Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar se ky shtetas në Plazh Velipojë, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve përkatëse.
Pervec ketyre arrestimeve, policia ka filluar procedimin penal për shtetasin ET,  32 vjec nga Shkodra, sepse ai po ndërtonte një shtesë kati pa lejen e organeve përkatëse në Lagjen «Partizani» të qytetit Shkodër.
Prej ditesh, policia eshte angazhuar ne liftimin e nderimeve pa leje, duke e konsideruar kete si krim te rende. Vete drejteusit me te larte te policise u kane bere thirrje qytetareve qe t’I denoncojne rastet e ndertimeve pa leje.