Ceremonia përkujtimore e dëshmorëve të rënë në 2 prill të vitit 1991 është shoqëruar me një incident. Kryetari I Partisë Demokratike në Shkodër Xhevdet Amuli nuk ishte pjesë e ceremonisë së vendosjes së kurorave me lule njësoj si çdo vit tjetër. I gjendur në këtë situatë, Xhevdet Amuli nuk iu bind protokollit të organizatorëve duke marrë një nga kurorat me lule dhe duke i vendosur bashkë me të tjerat.

Kryetari Amuli në mbyllje të ceremonisë përkujtimore deklaroi se është zhgënjyer nga përjashtimi i bërë ndërsa uroi që ky të jetë një lapsus nga drejtuesit e protokollit në bashkinë Shkodër.

I pyetur nëse selia e PD Shkodër ka mbyllur dyert për demokratët që cilët dolën në krah të deputetit Lulzim Basha gjatë fushatës zgjedhore, kryetari Xhevdet Amuli jep këtë përgjigje.

 

Artikulli paraprakBERISHA: EDI RAMËS I DAL NË GJUMË, NUK VOTOJ KANDIDATIN E TIJ
Artikulli tjetërSHKODËR, AKTIVITET SENSIBILIZUES PËR AUTIZMIN