Një grup të rinjsh të Nismës Vullnetare Studentore e kanë nisur Ditën ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autuzmin me një marshim sensibilizues së bashku me fëmijë dhe të rinj të tjerë me aftësi ndryshe.

Por çfarë është sindroma e autizmit. Ky është viti i 3 që shoqëria civile merr një nimë të tillë me rastin e 2 prillit. Në Shqipëri statistikat e sakta të të prekurve me autizëm mungojnë. Sipas specialistëve, kjo ndodh për dy arsye. E para është mungesa e trajtimit mjekësor për të gjithë fëmijët e prekur dhe e dyta janë stigmat shoqërore për një sindromë të tillë.

Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh si dhe shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura.