
Drejtoria Vendore e Policisë ne Lezhë ka bere publik bilancin e veprimeve policore të 24 orëve të fundit, ku janë arrestuar dy persona dhe nje tjeter eshte proçeduar penalisht ne gjendje te lire.Sipas bluve Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi u krye pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.Ndersa në vijim të punës hetimore të nisur më 1 shtator 2025, lidhur me shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., i dyshuar për përfshirje në kultivimin e 196 bimëve narkotike në fshatin Zhej, shërbimet e Policisë Kurbin bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. Pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe konsultimit me prokurorin, u vendos që P. P. të ndiqet në gjendje të lirë.Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në Mirditë. Ai dyshohet se ka pushtuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.






