2 ton kanabis në gomonen e braktisur në Sazan nxirren ne breg nga policia

Rreth 2 ton drogë mendohet të jetë sasia e drogës së gjetur në gomonen e braktisur në afërsi të ishullit të Sazanit ditën e djeshme. Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe Policinë Kufitare kanë bërë të mundur ditën e sotme, pas rënies së fuqisë së detit të tërheqin gomonen në breg. Sipas specialistëve të anti drogës pesha e saj mund të shkojë rreth 2 ton, ndërkohë që pritët të peshohet. Ndërkohë sipas policisë gomonia dyshohet se mund të ketë ardhur nga Italia ndërsa ende nuk janë identifikuar skafistët të cilët nuk dihet nëse janë mbytur apo janë larguar. Për nxjerrjen e gomones nga deti ka kontribuuar edhe Guardia Di Finanza Italiane. Pjesa më e madhe e drogës së sekuestruar është kishte rënë nga gomonia në det ndërsa tashmë e gjithë sasia e grumbulluar është transportuar në zonën e Radhimës ku dhe është reparti i Delta Forcës. Gomonia rreth 9 metra e gjatë me 2 motorë mendohet se është përplasur në shkëmb nga deti i trazuar. Kërkimet kanë vijuar për më shumë se 12 orë në det ditën e djeshme, por forcat policore kanë ndërprerë operacionin pasi ndërhyrja në zonën ku ishte gomonia e ngarkuar me lëndë narkotike (hashash) përbënte rrezik nga deti me dallgë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHEN DY FEMRA HAJDUTE
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME DROGË, TENTON T’I SHPËTOJË POLICISË