
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku 2 vëllezër të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.
Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën fillimisht në ujërat e lumit Shkumbin, për t’u larë. Kjo është një tjetër ngjarje që ngre shqetësimin për sigurinë e fëmijëve pranë zonave ujore, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperatura e lartë i shtyn të miturit të kërkojnë freski në lumenj apo rezervuarë pa mbikëqyrje.






