20 artist lezhjanë të artit figurativ u bene bashke dhe u prezantuan permes 33 vepra të realizuara me teknika të ndryshme. Ekspozita tradicionale u hap në Galerinë e Arteve, duke sjellë art dhe emocion në kuadër të festave të Nëntorit.
Ky udhëtim përmes ngjyrave, formave dhe shpirtit krijues mblodhi bashkë dhjetëra artdashës, të cilët vlerësuan talentin dhe origjinalitetin e artistëve të moshave të ndryshme.
I pranishëm në hapjen e ekspozitës, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se artistët lezhjanë janë një burim frymëzimi brenda dhe jashte vendit, ndërsa garantoi mbështetje të vazhdueshme për ta.
Përmes kësaj ekspozite, artistët i dhanë qytetit zë, jetë dhe identitet artistik, duke dëshmuar pasurinë e trashëgimisë kulturore që karakterizon Lezhën.

Artikulli paraprakKONCERTI FESTIV “LULE KUQ E ZI”
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR