
Muzeu I dëshmisë dhe kujtesës, si një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Shkodër dhe në të gjithë vendin, ka shënuar rritje të vizitorëve në vitin 2024. Drejtuesi I këtij muzeu Pjerin Mirdita thotë se risi janë vizitorët nga vendet arabe pa lënë pas dhe vizitorët nga shtetet e tjera të Evropës.
Përvec turistëve të huaj, drejtuesi I muzeut vlerëson të rëndësishëm rikthimin e vemendjes dhe nga vizitorët vendas e sidomos të të rinjve të lindur jashtë vendi që rikthehen për tu njohur me historinë e qytetit të tyre.
Muzeu Dëshmisë dhe kujtesës mbylli një vit kalendarik me rritje prej 20% të turistëve ndërsa premton për sezonin e ri një sërë aktivitetesh.