Ambientet e ish komunës Gur i Zi do t’u kthehen punojnësve të administratës aktuale të njësisë, ndërsa godina ku ofrohen aktualisht shërbime do të shërbejë si qendër komunitare për banorët.

Kreu i njësisë administrative bën me dije së punimet janë në fazë përfundimtare dhe do të përmbyllen brenda muajit shkurt. Investimi prej 20 milionë lekësh të vjetra përfshin rikonstruktimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të godinës. Pas përfundimit të punimeve, punonjësit e njësisë administrative Gur i Zi do të zhvendosen në ambientet e ish-komunës. Qytetarëve nga ana tjetër do t’u ofrohen shërbime shtesë në godinën aktuale të njësisë administrative.