20 oficerëve të Policisë së Shtetit me grada të niveleve zbatuese, të mesme dhe të larta, kanë marrë përgjigje negative nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit, për pajisjen me certifikatën e sigurisë.

Burime pranë Policisë së Shtetit bënë me dije se përgjigja u ka shkuar ditët e fundit, ndërsa vetëm në 3 muajt e fundit janë 60 efektivë të cilëve u janë refuzuar certifikatat e sigurisë. Arsyet kanë qenë të ndryshmet, që nga incidentet që kanë pasur brenda radhëve të policisë, e deri tek vërejtjet dhe problemet e vërejtura gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme. Ndërkaq, me ligjin për Vetingun në polici, mësohet se këta oficerë nuk duhet të jenë më pjesë e uniformave blu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse oficerët do të përjashtohen ose jo nga policia, apo do të emërohen në strukturat e rendit, në qarkullimin rrugor, apo struktura në të cilat nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë sigurie.