PROTESTAT E STUDENTEVE SOLLEN RRËZIMIN E BUSTIT TË DIKTATORIT SHQIPTAR. Sot është  dita e rënies së bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha 25 vjet më parë në qendër të Tiranë.

Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra dhe mijëra qytetarë u mblodhën në shesh për të shembur simbolin e komunizmit. Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re të demokracisë.