Deputeti I Partisë Demokratike Bardh Spahia dhe Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kane reaguar nëpërmjet postimeve ne rrjetet sociale per 20 shkurtin, diten e cila shenoi edhe rrezimin e bustit te diktatorit Enver Hoxha ne Tirane.

 

Nderim per sakrificen dhe guximin e studenteve te greves se urise dhe qytetareve te Tiranes e mbare Shqiperise qe ne 20 shkurt 1991 rrezuan bustin e diktatorit me te eger komunist ne Europe. Sot fatkeqsisht ne pushtet jane perseri bijte e kastes se kuqe, qe po perpiqen te instalojne ne vend nje tjeter diktature po aq te rrezikshme; ate te krimit e oligarkise. Ne te gjithe bashke si ne shkrurt 1991 nuk duhet dhe nuk do ti lejojme! – shkruan deputeti I Shkodrës Bardh Spahia. Kryebashkiakja Ademi ne postimin e saj ne facebook shkruan: Kur populli ngrihet, nuk ka asnjë force që mund ta ndalë! Ishte 20 shkurti 1991, ku mijëra shqiptarë shkulën nga zemra e kryeqytetit tonë shtatoren e diktatorit të urryer. Qindra forca policie, mjete të shumta, gaz lotsjellës dhe hidrante nuk e zbrapsën dot popullin. Shatorja e diktatorit u shkul dhe u tërhoq zvarrë për tu dërguar si trofe tek studentët në grevë urie, të cilët kërkonin ti hiqej emri i diktatorit universitetit ku ata studionin. 20 shkurti 1991 ishte fitorja e parë e rëndësishme e qytetarëve të lirë.

Sot 27 vjet më pas, kjo datë vazhdon të përcjell mesazhe të forta. Një popull që harron historinë, rrezikon tëpërjetë përsërisë gabimet e të shkuarës. Mirënjohje atyre që guxuan në 1991, sidomos studentëve grevistë.