Brazil,20 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin

Të paktën 20 persona kanë vdekur derisa 10 tjerë janë lënduar në Brazil, pas përplasjes në një aksident mes autobusit dhe kamionit të ngarkuar me qumësht. Përfaqësuesi i shërbimit të zjarrfikësve Fernando Cezar Betaro ka thënë se ngasësi i kamionit dhe 18 udhëtarë janë djegur ndërsa një udhëtar ka vdekur nga sulmi në zemër pas aksidentit. Siç transmeton Asociated Press shumica nga udhëtarët e lënduar janë dërguar në spital ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Artikulli paraprakKUJTOHET NE TIRANE KOMPOZITORI RUS DIMITRI SHOSTAKOVICH
Artikulli tjetërSHQIPTARI MBETI I PLAGOSUR NE AKSIDENT,TERMETI I SHEMB SHTEPINE