Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim. Vatra zjarri ka të evidentuara edhe në bashkinë Shkodër, Vau Dejës dhe në Malësi të Madhe. Aktualisht mbetet active një vatër në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës. Në këtë zonë prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis dhe shkurre, ku sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 5 ha. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 346 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje tё dobëta në qarqet Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të lokalizuara. Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të gjitha të angazhuara, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast nevoje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKËSHILLI I QARKUT ME FOKUS TË ÇËSHTJET SOCIALE
Artikulli tjetërTURISTËT INTERESOHEN PËR TË KALUAREN E SHQIPËRISË