Ky është Fatos Ymerllari, prej 20 vitesh merret me thurjen e çadrave të plazhit. Ai së bashku me familjen e tij vendoset prej shumë vitesh gjatë sezonit veror në rrugën e Velipojës dhe punon çadra me porosi. Punimi i thuprës është një traditë e hershme e komunitetit rom ku Fatosi e ka të trashëguar nga të parët e tij.

Afrimi i sezonit turistik rrit edhe kërkesat për punimin e çadrave, kryesisht kërkesat i vijnë për në plazhin e Velipojës dhe atë të Rrjollit. Fatosi tregon se realizon deri në 10 cadra në ditë megjithëse punimi i tyre ka vështirësitë e veta.

Gjithnjë e më shumë operatorët turistik po i zëvëndësojnë çadrat prej cope me ato prej thupre. Për Fatosin problem mbetet garantimi tregut pasi nëse do të kishte kërkesa do të prodhonte edhe më shumë.

Artikulli paraprakFUNDJAVA NË VELIPOJË
Artikulli tjetërDJEGIA PA KRITER E MBETURINAVE, RE TYMI MBI QYTETIN E SHKODRËS