20 vitë më parë do të pushonte së rrahuri zemra e njërit prej intelektualëve më të shquar shkodran.

Pedagogu, poeti, kritiku, gjuhëtari dhe përkthyesi Arshi Pipa, u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të çmuar letrare, të cilat ruhen edhe sot në Shkodër. I persekutuari për së gjalli nga diktatura dhe harruar pas vdekjes nga demokracia, Pipa mbetet një enciklopedi që as koha nuk do e tresë rëndësinë e tij.

Muzeu Historik, Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës dhe Biblioteka “Marin Barleti” organizuan aktivitetin “Pasdrekë letrare kushtuar Prof Arshi Pipës”. Tryeza ligjëruese e përbërë nga studiuesi Eduart Grishaj, botuesi i veprave të tij Mzftar Gjana, drejtori i bibliotekës Gjovalin Çuni, historian Pjerin Mirdita dhe nipi i Pipës Platar Kalakula, vlerësuan lartë atë çka ishte, bëri dhe la pas Arshi Pipa. Arshi Pipa u nda nga jeta më 20 korrik 1997 në Ëashinton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakADZM: NË THETH NDOTJE ALARMANTE
Artikulli tjetërKQZ MIRATON REZULTATIN PËRFUNDIMTAR TË ZGJEDHJEVE