Vetëm 20 vjeç e humb jetën në një minierë të Bulqizës

Një djalë i ri, vetëm 20 vjeç, i cili punonte në minierë, humbi jetën sot në një minierë të qytetit të Bulqizës. Mësohet se atij i ka rënë një masiv shkëmbor teksa po punonte në galeri. I riu që ka humbur jetën është Eduard Dema, 20 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën D të minierës, ku minatori ishte duke punuar në thellësi prej 500 metrash, ku i ka rënë një masiv dheu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Korrespondenti i Ora News në Bulqizë thotë se zona D e një kompanie private është e njohur për aksidentet e shumta për minatorët. I riu ishte duke punuar edhe me tre veta të tjerë në masivin e kromit në thellësi të minierës. Policia e Bulqizës si dhe Inspektorati i Punës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektorë Inspektorati Shtetëror i Minierave po mbërrijnë nga Tirana.