
Interesi për të ndjekur studimet në Degët e lëndëve klinike dhe paraklinike në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit . Arsyeja sikryesore lidhet kryesisht me me mundësitë konkrete të punësimit që ofrohen si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Studentët shprehen se preferojnë të punësohen brenda vendit, per te qenë edhe më pranë familjeve të tyre.
Vetëm në tre vitet e fundit janë punësuar mbi 200 studentë të këtij departamenti bënë të ditur drejtuesi I këtij departamenti, Emiljano Pjetri.
Rreth 800 të rinjë vijonë studimet në degët e lëndëve klinike dhe paraklinike në Universitetin e Shkodrës përfshirë edhe ata të ciklit Master Shkencor në Infermieri Klinike, program i hapur për herë të parë në këtë vit akademik.






