2014 ishte viti i suksesit për një sërë artistësh të muzikës botërore, si Taylor Swift apo Ed Sheeran, të cilët me albumet e tyre bënë për vete publikun.Por çfarë duhet të presim në 2015 – ën?Gjatë 12 muajve të ardhshëm, artistë të famshëm si Rihanna, Rita Ora, Madonna etj, pritet të publikojnë albumet e reja muzikore.

 

Madonna: Rebel Heart

Përgjatë 2014 – ës, Madonna ka qenë e angazhuar duke punuar për albumin e saj të 13, të titulluar Rebel Heart. Ende nuk ka një datë se kur do të dalë në treg ky projekt muzikor, megjithatë pritet që të jetë një ndër më të mirët ndër vite.

Rita Ora: O

Albumi i dytë i shumëpritur nga artistja me origjinë shqiptare Rita Ora, thuhet se do të titullohet “O” dhe pritet të dalë në treg muajt e parë të 2015 – ës.

Kanye West

Reperi Kanya West po punon për albumin e tij të shtatë. Sipas zërave ky album pritet të dalë ne verë të 2015 – ës.

Adele: 25

Përgjatë gjithë vitit 2014 fansat kanë pritur me padurim albumin e saj të tretë, por Adele ka deklaruar se ky projekt muzikorë do të dalë në treg vititn e ardhshëm. Albumi pritet të titullohet “25”.

Rihanna

Rihanna ka dy vite që nuk nxjerr në treg një album të ri. Deri më tani, e vetmja gjë që dihet është se në 2015 është vitit që RiRi do të publikojë albumin e saj të ri. Nuk ka ende një datë, titull apo se çfarë zhanër muzikor do ti përkasë.

Britney Spears

Spears do të nxjerrë në treg albumin e saj të nëntë të karrierës muzikore.

Leona Lewis

Leona Lewis rikthehet në 2015 – ën me albumin e saj të pestë. Këtë rikthim ishte vetë ajo që e bëri të ditur duke publikuar një klip, ku performonte një këngë të re.

Coldplay: A Head Full of Dreams

Grupi britanik Coldplay ka njoftuar publikimin e albumit të tyre të 7, i cili dyshohet se mund të jetë dhe i fundit i karrierës së tyre muzikore. Ky album do të mbajë emrin “A Head Full of Dreams”.

Dr.Dre

Dr.Dre po punon për një album të ri, për të cilin ende nuk ka shumë informacion, megjithatë pritet që të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm.

 

E.K