Gjate vitit 2015 jane punesuar Rreth 3000 persona me shume se nje vit me pare ne qarkun e shkodres.

Keshtu ka deklaruar drejtori I zyres se punes Shkoder, dode mehmetaj ne nje interviste per star plus. Sipas tij edhe pse eshte rritur numri i te punesuarve, perseri shifrat flasin per nje numer te larte te te papuneve ne vend, sidomos per sa I perket kategorise se meshkujve, kjo per shkak te mbizoterimit te tregut fason Ndersa per sa I perket vitit 2016, drejtori mehmetaj thote se qeveria ka 6 fishuar fondet per nxitjen e punsimit ndersa po projekton edhe lehtesime per biznesin e vogel. Sipas të dhënave zyrtare, që nga vitet ’90-të dhe deri tani, në Shkodër vihet re një prirje drejt industrisë, ku krahu i punës janë femrat, dhe konkretisht në rrobaqepësi, këpucëtari, industri ushqimore etj. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se përqindja e papunësisë është më e madhe tek meshkujt, me 59 për qind, ndërsa papunësia tek femrat arrin ne 41 për qind.