Në tremujorin e tretë të 2015 kanë ndodhur më shumë aksidente në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.INSTAT në raportin e fundit të statistikave bën me dije se gjatë këtij tremujori janë shënuar rreth 586 aksidente, dhe krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë paraqet rritje 15,8 %.

Nga të dhënat konstatohet gjithashtu se rritje të ndjeshme ka pasur edhe numri i personave të plagosur që janë rreth 733 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër është rritur 19,4 %. aksidentuar me 17,2 %.Në ndryshim nga e njëjta periudhë e një viti më parë femrat janë ato që kanë pësuar më shumë aksidente duke u rritur me 34.3%. Në shumë raste shkak i aksidenteve janë shpejtësia tej normave ,mungesa e sinjalistikës por edhe infrastruktura e dobët rrugore.Vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë edhe për vitin 2016 . Fondi i dhënë Ministrisë së Transportve prej 12 miliardë lekësh është programuar që të shpenzohet kryesisht për infrastrukturën, synohet ulja e ndjeshme e aksidenteve rrugore, duke ndërhyrë sidomos në sinjalistikë , në mirëmbajtjen e njollave të zeza, si dhe përfundimin e punimeve në disa akse dhe segmente rrugore kryesore.