Një aksident automobilistik ndodhi mesditën e së mërkurës në Njësinë Administrative Velipojë.

Ngjarja është regjistruar fare pranë shkollës 9-vjeçare të Velipojës, ndërsa në aksident janë përfshirë 4 persona me 3 automjete. Policia në vendin e ngjarjes bën me dije se fatmirësisht vetëm 2 nga personat e përfshirë në aksident e kanë patur të nevojshme ndihmën mjekësore. Ata po kurohen nëSpitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Gjithçka ndodhi në një kthesë rreth 500 metër larg qendrës administratyive.

Burimet nga vend ii ngjarjes bënë me dije se automjeti tip Fiat me targ AA514 IM po udhëtonte drejt plazhit të Velipojës, ndërsa automjeti tjetër tip Renanult me targë AA545 RA p[o kthehej drejt qytetit të Shkodrës. Dëshmitarët bëjnë me dije se ka qenë një parakalim i gabuar, i cili shkaktoi përplasjen e këtyre dy mjeteve.

Ndërkohë në aksident është përfshirë është një mjet transporti me targë Sh 1398 D, i cili po udhëtonte drejt qytetit të Shkodrës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Ndërkaq, për rreth 1 orë aksi rrugor pranë qendrës së njësisë administrative u bllokua plotësisht. Automjetet përdorën rrugët dytësore për të lëvizur nga të dyja anët

Artikulli paraprakPËRFUNDON TAKIMI RAMA – BASHA
Artikulli tjetërÇUDIT RAMA , REAGIMIN E PARË PAS TAKIMIT ME BASHËN E KA PËR JUVENTUSIN