Diskutohet buxheti – 2017 vit i investimeve në kulturë, parashikohen 1.696 mld lekë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pasi prezantoi projektbuxhetin në Komisionin parlamentar të Edukimit, tha se 2017 do të jetë viti i investimeve. Deputetët e mazhorancës kërkuan rishikimin e tatimit për honoraret e artistëve dhe TVSH e librave. Projektbuxheti për Ministrinë e Kulturës parashikohet të jetë për vitin e ardhshëm në masën 1 miliardë e 696 milionë lekë. Ministrja Kumbaro e quajti vitin 2017 si vitin e investimeve, duke paraqitur në Komisionin Parlamentar të Edukimit këto projekte. Kumbaro: Ka filluar puna për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale që do të vazhdojë me investim edhe në vitin 2017, rikonstruksionin e plotë dhe modern të Teatrit të Operas dhe Baletit 2017-2020, vazhdojnë me ritme të kënaqshme ndërhyrjet dhe rikualifikimi urban i Qafës së Pazarit dhe by-passit në Gjirokastër. Si kërkesë e vazhdueshme e artistëve dhe e biznesit, deputeti PS-së, Fatmir Toçi, kërkoi rishikim të tatimit mbi të ardhurat nga honoraret e artistëve që është 10% dhe heqjen e TVSH së librave që akutalisht është 15%. Toçi: Ky tatim që ka qenë 10% dhe është bërë 15% si për të gjthë honoraret e tjera që merren në të gjitha fushat. Kjo mund të ishte dhe zero. Dhe e dyta një problem madhor që ka mbetur prej vitesh ka ngelur i pazgjidhur, problem i taksës mbi vlerën e shtuar të librit. Kumbaro: Kam qenë disa herë firmëtare e peticioneve drejtuar qeverive shqiptare në heqjen e TVSH-së së librit. Unë do të mbështes sot dhe nesër çdo lloj iniciative për ta ulur atë taksë.Të njëjtën ankesë ksi dhe ju kam edhe lidhur me 15% të tatimit mbi fitimin që aplikohet tek punonjësit e kulturës dhe të artit. Besoj se shumë shpejt do ti vijë rradha edhe rishikimit të kësaj mase. Por do të ketë një taksë të re për të gjithë qytetarët që do të shfrytëzojnë vendet e trashëgimisë kulturore.