Viti 2018 ka filluar me synime të reja për Inspektoriatin e Mjedisit në Shkodër, për një menaxhim më të mirë mbetjeve urbane. Edhe në muajt në vazhdim, në kuadër të projektit “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, institucione të ndryshme në Shkodër dhe grupe të interesit, sipas kryeinpektorit Edmond Tërthorja do të kenë aksione të ndryshme për pastrimin, jo vetëm të ambjentit por vëmendje do t’u kushtohen edhe mbetjeve spiatalore.

Sipas Tërthores, në të gjithë qarkun janë të evidentuara 300 pika të nxehta të mbetjeve urbane. Problematike vazhdojnë të jenë njësitë administrative Rrethina, Ana e Malit, Gruemirë, Mjedë, Gjegjan në Pukë dhe padyshim problematika shfaqen edhe në Bypass-in e Shkodrës. Përgjatë vitit 2018 pritet të ketë vëmendje të shtuar në këto zona, në mënyrë që pjesa më e madhe e tyre të marrin zgjidhje përfundimtare. Projektet e vazhdueshme në shërbim të mjedisit përgjatë vitit që sapo kemi lënë pas kanë sjell një përmirësim të dukshëm të gjendjes.

Artikulli paraprakNË PRITJE TË STREHIMIT…
Artikulli tjetërGRABITJA E BANKËS QË ZGJATI 2 MINUTA E 30 SEKONDA