
Ndryshe nga dy vitet e fundit, financimet për ndërtim rrugësh pritet të rriten ndjeshëm në 2018-n. Më një rritje prej 16% të shumës, fondet për investime kapitale arrijnë në gati 86 miliardë lekë. Vitin e ardhshëm, kantierët e ndërtimit pritet të zhvendosen në disa rrugë të vendit.
Segmente të rëndësishme janë krikthyer në vëmendjen e buxhetit, duke marrë një pjesë të mirë të fondeve të paraëshikuara në investimet kapitale. Ministria e Financave parashikon të rrise gati 16% investimet kapitale në 2018-n, krahasuar me këtë. Fondi për ndërtimin e rrugëve është parashikuar të dyfishohet vitin e ardhshëm, ku pritet të shpenzohet më së shumti në projekte të nisura tashmë.
Zvarritja e punimeve dhe keqmenaxhimi i tyre krijon kosto shtesë sipas ekonomistëve. Mundësia e financimit vitin e ardhshëm pritet të zbaohet më së shumti nga financimi i brendshëm, pasi parashikon rreth 62% të fondit të parashikuar për investime, ndërsa pjesa tjetër është financim i huaj. Në investimet kapitale që shkojnë sipas buxhetit në nivelin 5.2% të prodhimit të brendshëm bruto, nuk parashikohen koncesionet. Ndër më të rëndësishmet pritet të jetë ai i Rrugës së Arbrit.






