Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026, duke shënuar momentin me një spektakël madhështor dritash dhe fishekzjarrësh. Qytetarët dhe turistët u mblodhën në qendrat kryesore të qyteteve për të ndjekur këtë traditë të veçantë, e cila simbolizon fillimin e një viti të ri me shpresë dhe gëzim.

Spektakli i fishekzjarrëve ndriçoi qiellin e qyteteve kryesore të vendit, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocione.
Familjet, por dhe vizitorët u bashkuan për të festuar, ndërsa muzika dhe ngjyrat e ndritshme “stolisën” natën e ndërrimit të viteve.

Zelanda e Re ka krijuar një traditë tashmë, që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Ajo njihet si një prej destinacioneve më të bukura për të pritur Vitin e Ri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ MESAZH URIMI PËR VITIN E RI: MË SHUMË BESIM DHE MIRËKUPTIM TE NJËRI-TJETRI
Artikulli tjetërBANORËT E POSTRIBËS PADI NË SPAK BALLUKUT