Tre grupe parlamentare të opozitës kanë kërkuar zëvendësimin e bashkëkrytares së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari me deputetin e opozitës, Myslim Murrizi. “BalkanWeb” ka siguruar 3 letrat që këta grupe i kanë drejtuar Kuvendit, ku parashtrojnë kërkesat e tyre.

“Nihmet Musai në emër të grupit parlamentar të deputetëve të pavarur kërkon që bashkëkryetar i Reformës zgjedhore, si përfaqësues i opozitës parlamentare, të jetë zoti Myslim Murrizi, në vend të zonjës Rudina Hajdari”, thuhet në letër.

This slideshow requires JavaScript.

 

Ndërkohë, në kërkesën tjetër thuhet se; “Edmond Stojku, në emër të grupit parlamentar të deputetëve Demokraci dhe Drejtësi, mbështet propozimin e grupit parlamentar demokrat që bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore të jetë zoti Myslym Murrizi.”. Në dispozicion të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi është vendosur edhe protokolli i mbledhjes së grupit parlamentar demokrat i 2 qershorit ku janë firmat e deputetëve, të cilët kanë vendosur zëvendësimin e Hajdarit me Murrizin.

Artikulli paraprakBASHA ‘DHËMB PËR DHËMB’ ME RAMËN: E VËRTETA E VETME E KËTIJ KRYEMINISTRI DHE BUFONËVE TË TIJ, PLAÇKITJA E SHQIPTARËVE PËR INTERES TË BANDITËVE
Artikulli tjetërRUDINA HAJDARI BOJKOTON MBLEDHJEN E KËSHILLIT POLITIK: SA HERË QË FLITET PËR TENDERA, S’DO MARR PJESË. S’PRESIN KËTË SHQIPTARËT