Pesë vjet nga ngjarja e 21 janarit, ish kryeministri Sali Berisha bën sërish përgjegjës për vrasjen pasaardhësin e tij në pushtet, Edi Ramën.

Ai e ka quajtur ngjarjen një përpjekje për përmbysjen me dhunë të pushtetit. “Sot është një ditë tjetër e zezë e historisë sonë. Pas 84 vitesh si sot pesë vjet më parë falangat e krimit bën përpjekjen monstruoze të përmbytjes me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qyetarëve, organizuan puçin. Bëtë çdo gjë të merrnit me dhunë vetë pushtetin. Në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës njëlloj si 84 vite më parë çka nuk mund të ndodhte kurrë për fatkeqësinë e madhe u vranë 4 qyetarë. Do t’i jepnin disfatën e plotë që meritonte. Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, faqja e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën, dhe suitën e tij. Për tu thënë se kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë”, tha Berisha. Me kërkesë të tij Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Artikulli paraprak5 VITE NGA 21 JANARI, RAMA SULMON GJYKATEN E LARTE
Artikulli tjetër21 JANARI, BRAÇE: I VETMI PERGJEGJES ESHTE SALI BERISHA