15 vite nga protesta e dhunshme e 21 Janarit në Tiranë, familja e Aleks Nikës nga Lezha, një prej katër viktimave të asaj dite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kërkon drejtësi për këtë krim të rëndë.Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, e konsideron një prerje në besë nga shteti dhe drejtësia atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve, por shprehet se nuk e ka humbur shpresën që kjo ngjarje të zbardhet dhe personat përgjegjës të ndëshkohen.Familja Nika ka besim te Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), e cila po heton çështjen e 21 Janarit.
Në protestën e 21 Janarit të vitit 2011 kundër qeverisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha, humbën jetën katër protestues, mes të cilëve edhe Aleks Nika nga Lezha. Ai ishte djali i vetëm i familjes dhe babai i dy vajzave.

Artikulli paraprakRAMA: DREJTËSIA PËR “21 JANARIN”, THEMEL MORAL PËR DREJTËSINË E RE
Artikulli tjetërVIJON PASTRIMI DHE SISTEMIMI I SHESHIT TEK “MAR LULA”