
Përplasje mes protestuesve të Aleancës Kuq e Zi dhe policisë.
Ndërkohë para kryeministrisë janë hedhur tymuese. Para kësaj situate mbajti fjalën Kreshnik Spahiu kreu i AK-së. Policia ndërhyri duke shtyrë protestuesit larg godinës dhe duke i zhvebndosur në anën tjetër të bulevardit.
“Nëse deri më 2 mars nuk vendos drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarre por ndryshe” paralajmëroi kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Më pas protestuesit u larguan.