Në 6-vjetorin e 21 Janarit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot drejtësia për katër vrasjet në bulevard është më afër se kurrë dhe kjo falë reformës në drejtësi.

Duke folur në takimin e organizuar në Pallatin e Brigadave me familjarët e viktimave, Kryeministri tha se pikërisht kjo ngjarje tragjike ishte motivi më i madh që e shtyu atë personalisht dhe mazhorancën në ndërmarrjen e reformës në drejtësi. Rama tha se Qeveria njeh de facto si krim shtetëror këto vrasje dhe premtoi njohjen edhe de jure të tij, për t’i dhënë mundësi rihapjes së çështjes dhe rigjykimin e saj pas reformës në drejtësi.Ky rigjykim, tha Rama, nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë.

Artikulli paraprakKULT – ROLAND GULI
Artikulli tjetërZYRA ME NJË NDALESË, 2016-ta 14 MIJË KËRKESA