KY ËSHTË PËRVJETORI I 10-të, ÇDO VIT ZËRI I TYRE KËRKON NDIHMË DHË MBËSHTETJE. Sot është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve që vuajnë sindromën Down.

21 Marsi, këtë vit shënon përvjetorin 10-të të Ditës Botërore të Sindromës Down dhe çdo vit eshte zëri i njerëzve që kanë këtë sindromë apo dhe  i atyre që jetojnë me ta. Kjo ditë është shënuar për të theksuar të drejtat e tyre dhe si datë është shënuar në vitin 2006 nga Shoqata Kombetare e Sindromnes Down në Amerikë duke u ndjekur nga shumë shtete më pas. Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qënë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Muaji tetor, ka qënë muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Një rezolutë për ta përcaktuar 21 Marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës Down është adaptuar me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2011