21 vite kanë kaluar nga tragjedia e “9 Janarit” në Vlorë dhe familjarët e viktimave vijojnë të kërkojnë drejtësi edhe sot. Nikollë Mhilli, kryetari i shoqatës “9 Janari”, thotë se nuk ka drejtësi në Shqipëri pa u zbardhur “9 Janari”.
Ndoc Bjeshka, anëtar I shoqatës, tregon se përgjigjia nga SPAK për këtë çështje ka qenë negative, teksa shprehet i revoltuar dhe kërkon drejtësi.
Përfaqësuesi ligjor, Dodë Mehmetaj e quan këtë ngjarje si krim shtetëror.
Tragjedia e 9 Janarit u regjistrua në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si shkak i mbytjes së gomones, 28 persona humbën jetën.