Një tragjedi ndodhi dje në mëngjes përgjatës rrugës në Sarnico, Itali, në kufi me provincën e Brescia-s.

Për arsye që priten të bëhen të ditura, 21-vjeçari shqiptar Romario Verjoni nga Maminasi i Durrësit po udhëtonte nga Sarnico drejt Predore-s, kur papritmas ka humbur kontrollin e “Citroen C2”, ka rrëshkitur dhe ka goditur një makinë tjetër, në të cilën udhëtonin tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. I riu vdiq menjëherë. Por gjendja është e rëndë edhe për një grua, nënën e shoferit të “Skoda”, që u godit nga i riu shqiptar.

Gruaja është transportuar me helikopter në spitalin civil të Brescia, ku prognoza nuk është bërë e ditur. Dy të tjerët janë transferuar në Chiari, por gjendja e tyre nuk është e rëndë. SIpas mediave italiane, Romario Verjoni nuk kishte profesion. Ai jetonte prej disa muajsh tek të njohurit e tij në Sarnico

Artikulli paraprakSHPËRTHIM PRANË METROSË SË STOCKHOLMIT, NJË I VDEKUR
Artikulli tjetërDY TË ARRESTUAR PËR DHUNË NË FAMILJE