Rritja e çmimit të karburantit në 218 lekë për litër ka bërë që shumë qytetarë shqiptarë të udhëtojnë drejt Malit të Zi për t’u furnizuar me naftë, e cila është rreth 75 lekë më e lirë.
Por sa kushton një litër naftë vetëm 10 km nga Shkodra, në Mal të Zi?
Dogana e Muriqanit ka njohur një fluks të shtuar të automjeteve në dalje të vendit, qytetarë nga Shkodra, por jo vetëm, të cilët shkojnë të furnizohen me naftë më të lirë në Mal të Zi.
(insert pamjet e doganës, pamje të targave shqiptare duke dalë)
Fluksi i lartë i automjeteve nga Shqipëria për të marrë karburant ka sjellë masa shtesë nga pala malazeze.
Në dy pikat më të afërta me kufirin shqiptar janë vendosur masa kufizuese, duke mos lejuar furnizimin me më shumë se 50 euro për automjet, si dhe duke ndaluar furnizimin me naftë më të lirë se 1.77 euro. Kjo si masë mbrojtëse për shtetasit malazezë në zonat kufitare me Shqipërinë.
Po ashtu, është e ndaluar mbushja e bidonëve me naftë, ndërsa në doganë kryhen kontrolle të imtësishme nga pala shqiptare.
Ndërkohë, në Shqipëri, pavarësisht ngritjes së Bordit të Transparencës, çmimi i naftës, në vend që të ulej, ka arritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Artikulli paraprakMILA: PAK TË JENË PJESË E VENDIMMARRJES
Artikulli tjetërLEZHË, VONESAT E INSTITUCIONEVE PO ZVARRISIN GJYQET