Kuqeblutë, pasditen e djeshme kanë nisur përgatitjet e tyre për sezonin e ri futbollistik.

Të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e klubit, administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka, ndërkohë që trajneri Cungu, bashkë me ndihmësit e tij, Maxhar e Dani, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me futbollistët që ka patur në dispozicion. Nga lista që vetë stafi teknik, në bashkëpunim me drejtuesit e klubit, kanë bërë, të pranishëm në këtë stërvitje kanë qenë vetëm 22 futbollistë.

Prej tyre, 15 janë të ekipit të parë, që janë nën kontratë ende me Vllazninë, dy vijnë nga Vllaznia B (Mehmetaj e Lushaj), ndërsa pesë të tjerë vijnë nga ekipi U-19 (Miloti, Rajçeviq, Pusi, Isufi, Brahimi).

Ja lista e plotë e lojtarëve të pranishëm dje mbasdite në stërvitje: Erind Selimaj, Alen Sherri, Olsi Gocaj, Denis Pjeshka, Erdenis Gurishta, Antonio Marku, Florind Bardulla, Ardit Krymi, Alsid Tafili, Ambroz Kapaklija, Erald Çinari, Uendi Vecaj, Ndriçim Shtubina, Denis Dyca, Arsid Kruja, Zabit Mehmetaj, Sahmet Lushaj, Sinisha Rajçeviç, Denis Miloti, Belajdi Pusi, Enes Isufi, Endi Brahimi.