22 përsona kanë humbur jeten në vendin e punës përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, ndaj duhet të ngrihemi dhe të mbrojmë të drejtat tona.Kështu u shpreh nga Lezha Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja, sipas të cilit duhet të jemi të bashkuar për të përmiresuar kushtet e jeteses tonë, për ngritjen e pagave, pensioneve dhe shumë problemeve të tjera që shqetësojnë vendin.

Këto deklarata presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, i bëri gjatë një takimi me sindikalistet e Qarkut të Lezhës, ku u zhvillua dhe konferenca e gjashtë e BSPSH.

Artikulli paraprakFILLON FLUKSI I LËVIZJEVE NË MURIQAN DHE HANIN E HOTIT
Artikulli tjetërTË MËRKURËN NDESHJA ME KROACINË, MITAJ: E VËSHTIRË, MBROJTJEN E KANË TË FORTË! SHPRESOJMË TË MARRIM 1 PIKË