Në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti i sezonit të ri sportiv 2017-2018.

Një sezon që vjen me disa risi dhe që pritet të dhurojë të tjera emocione. Drejtuesit e FSHV-së drejtuan hedhjen e shortit të sezonit të ri, duke shpjeguar edhe atë që pritet nga sezoni i ri. Hedhja e shortit u bë live ku prezent ishi shumë përfaqësues klubesh e shoqatash sportive. Sezoni i ri sportiv 2017-2018 do të nisë më 22 shtator, kur do të zhvillohet Kupa e Federatës për të dyja kategoritë, meshkuj e femra.

“Ndërsa një javë më pas, më 30 shtator, do të nisë kampionati me ndeshjet e meshkujve. Femrat do ta nisin kampionatin e tyre më 7 tetor, Grupi A1 dhe 14 tetor Grupi A2. Në fund të nëntorit, kampionati do të ndërpritet për t’i lënë vendin fillimisht Kupës së Flamurit dhe më pas Kupës së Shqipërisë që nis më 1 dhjetor.

Duke parë temperaturat e ulta në Shqipëri, FSHV ka vendosur që ndeshjet e kampionatit, pas pushimeve dimërore, të rinisin javën e parë të shkurtit, ndërkohë që i gjithë janari do t’u shërbejë skuadrave për të kryer riparimet në merkaton e dimrit “Muajt shkurt-mars do të rikthejnë kampionatin, që do të mbyllet në fund të prillit më ndeshjet finale të play off-it” ku theksohet se do të ketë disa risi në mënyrën e zhvillimit të ndeshjeve finale.

Do të përdoret protokolli elektronik për të parë “live-score” rezultatin në të dyja kategoritë, aplikimi i “datavolley” për statistikat e lojtarëve, strukturë e re në fazën e play off të meshkujt etj, janë disa nga risitë që do të aplikohen sezonin e ri, por që do miratohen së shpejti nga strukturat e Federatës.

Artikulli paraprak“ARTET” INTERES PËR TE RINJTË
Artikulli tjetërSHTYPI GJERMAN: LUFTOI MAFIEN PROKURORI SHQIPTAR RREZIKON JETËN