Isak Bajrami, është fermeri nga Vukatana I cili jetën e tij ia ka kushtuar bujqësisë. 10 vitet e fundit fermeri merret me kultivimin e sallatës jeshile ndërsa tregon se asnjëherë nuk ka përfituar subvencion nga shteti.

Ai tregon se për punët e serën kujdeset bashkëshortja e tij.
Ai tregon se pjesa më e madhe sallatës jeshile tregtohet në bizneset lokale, por ka raste kur kërkohet edhe në qytetin e Tiranës.

Në 23 vite si fermer, Isak Bajrami është marrë konkretisht me kultivimin e sallatës jeshile, ku të gjitha invesimet për ngritjen e serës dhe krijimin e kushteve optimale I kanë shtuar së tepërmi, por pavarësisht kësaj, pasioni për bujqësinë nuk e kanë ndalur Isakun t’I përkushtohet kultivimit të sallatës jeshile edhe për disa vite të tjera.