
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me fat që kanë aleatë si Shqipëria. Kështu është shprehur e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë ceremonisë për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. VanHorn teksa ka treguar historinë e një ushtari shqiptar që ka humbur jetën në një aksion përkrah SHBA-ve, ka deklaruar se shqiptarët kanë sakrifikuar për një botë më paqësore.
“I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!”, u shpreh ajo.
Gjatë fjalës së saj e dërguara e SHBA u ndal edhe tek samiti i NATO-s, ku theksoi se investimi 5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen bëhet për të garantuar e mbrojtur vlerat tona.