Një i ri është mbytur në liqenin e Shkodrës teksa po lahej sëbashku me një grup shokësh.Ngjarja ndodhi rreth orës 10.30 të kësaj të enjte në vendin e njohur si “Zalli i Bardhë” në pikën turistike të Shirokës.

Viktima është Elvis Jaku 25 vjec nga Lezha i cili kishte ardhur në Shirokë për të kaluar ditën sëbashku me shokët. Teksa po lahej në një moment ka pësuar atak kardiak.Një peshkatar i zonës së Shirokës që po peshkonte me varkë ka parë trupin e të riut mbi ujë dhe është afruar për ta nxjerrë në breg.Më vonë peshkatari ka njoftur ambulancen dhe policinë.Trupi i pajetë i të riut nga Lezha u transportua në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodres dhe pas kryerjes së autopsisë u terhoq nga familjarët.Sakaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.Të rinjtë kishin shkuar vizitor ditor në Shirokë por kjo ditë u kthye nga gëzim në ditë morti.

Artikulli paraprakBASHKIA PUKË HAP ZYRTARISHT SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetër“EURO 2016” BEFASON XHERDAN SHAQIRI