
Në festën e Shenjtorëve Pjetër dhe Pal, në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua 25-vjetori i meshtarisë së pesë meshtarëve të Kishës Katolike, Dom Vlash Palaj, Fr. Ndue Toplana OFM, Fr. Bec Pecaj OFM, Dom Viktor Dedaj dhe Dom Martin Jaku.
Arqipeshkëvi I Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine vlerësoi rrugëtimin 25-vjeçar të pesë meshtarëve, duke theksuar se shërbesa e tyre është një dëshmi e besnikërisë ndaj thirrjes së Zotit dhe e përkushtimit ndaj Kishës e besimtarëve.
Në meshën e shenjtë, besimtarë, familjarë dhe përfaqësues të klerit u bashkuan në lutje dhe falënderim për shërbimin 25-vjeçar të meshtarëve.
https://youtu.be/YJfk4TDlYZI


