Edhe pse bashkia Malësi e Madhe ka dalë nga zona e rerzikut sa i takon përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe shfaqjes së rasteve të reja ditore, mjekët bëjnë apel që qytetarët të vazhdojnë të mbrohen dhe të respektojnë rregullat. Rreziku i infektimit është akoma present thotë Deidra Gurori, mjeke pranë qendrës shëndetësore Koplik ndërsa fton qytetarët kryesisht të moshave të treat që të mos ngurojnë të vaksinohen pasi është mbrojtja më e sigurtë ndaj virusit.

Ajo shton se për lehtësi të qytetarëve të infektuar, nuk është ndalur asnjë ditë kryerja e vizitave në banesa apo edhe komunikimi përmes telefonit. Por nga ana tjetër ajo thotë se ka akoma nga ato qytetarë të cilët jo gjthmonë i zbatojnë rregullat e karantinimit.

Në bashkinë Malësi e Madhe ka patur një numër të papërfillshëm të rasteve të reja të regjistruar agjatë maujit maj duke bërë që kjo bashki të mos cilësohet më si një vatër infektimi nga COVID-19

Artikulli paraprakPAK DITË NGA NISJA E KAMPIONATIT EVROPIAN, NGA RAMOS TE HAALAND, KËTA JANË YJET E FUTBOLLIT QË S’DO JENË PJESË E KOMPETICIONIT PRESTIGJIOZ
Artikulli tjetërSHKODËR, MBRËMJA FESTIVE RETRO GJALLËRON QYTETIN