Në cdo palë zgjedhje ish-të përndjekurit politik dhe kauza e tyre janë përdorur nga partitë politike thjesht si karta elektorale.

Viktor Martini një ish-i përndjekur thotë se ka vërejtur me shumë shqetësim se segmente të caktuara po mundohet që të përdorin gjendjen tonë për përfitime politike.

Ata që për 26 vjet me radhë abuzuan politikisht dhe ekonomikisht me të dënuarit politikë, duke luajtur edhe me ligjet e dala nga vota parlamentare, po flasin sot thekson Martini
Është njerëzore që këta persona, të cilët kanë kontribuar me jetën e tyre për liri e Demokraci të kenë mundësinë që ta përfitojnë ata çka u jep ligji me prioritet.

Zgjidhja e problemit të kësaj shtrese është sa e vështirë aq dhe e domosdoshme. Nuk duhet mohuar fakti se nuk kanë munguar përpjekjet që kjo shtresë të integrohet në shoqëri me të gjitha të drejtat që i takojnë dhe me dinjitet.

Por nuk janë të paktë ata ish-të përndjekur që e kanë kuptuar se janë mashtruar nga politika dhe se nuk e kanë marrë atë që meritojnë, ndaj dhe revoltohen, protestojnë, hyjnë në greva.

Artikulli paraprakM.MADHE, ZJARRFIKËSIT NË SFIDË ME ZJARRET
Artikulli tjetërSHENGJIN, DIGJET LOKALI VEROR