Një 26-vjeçar nga Vlora u arrestua pasi në automjetin e tij u gjetën 2 mina me sahat. Në pranga u vu Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë. “Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip ”Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me sahat.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa”, sqaroi policia. Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular. Policia dhe Prokuroria Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.